Flash News

E-TJERA

Virusi RSV edhe në Shqipëri? Mjeku pediatër: Kam patur 2-3 raste të dyshuara

Virusi RSV edhe në Shqipëri? Mjeku pediatër: Kam patur 2-3 raste

Mjekut pediatër Bektash Mandri ka folur për situatën e virozave në vendin tonë dhe veprimet që duhet të ndjekin qytetarët në këtë kohë.

Në një intervistë në tv klan, mjeku thotë se shtimi i rasteve të fëmijëve të sëmurë veç gripit mund të jetë dhe për shkak të virusit Rsv, i cili ka rënduar situatën në shumë vende të Europës.

Edhe pse ende për këtë virus Instituti i Shëndetit  Publik nuk ka një deklaratë zyrtare për prezencën e tij, mjeku thotë se ka patur 2-3 raste të dyshuara si mbartës të këtij virusi.

Europa po vuan nga virusi RSV që prek rrugët respiratore te fëmijët. Ky virus mund të sjell pasoja, dhe sidomos te më të vegjëlit. ISHP ende zyrtarisht nuk e ka deklaruar prezencën e këtij virusi, por unë kam patur 2-3 raste që dyshoj se kanë këtë virus”, thotë mjeku, duke shtuar se ky virus mund të përhapet nëpërmjet tështimave dhe kollitjeve, nga një fëmijë te tjetri.

 

 

Të fundit