Flash News

E-TJERA

Vis Martinaj i zhdukur, Lala: Ekziston mundësia të ketë inskenuar ngjarjen

Vis Martinaj i zhdukur, Lala: Ekziston mundësia të ketë inskenuar

Ervis Martinaj vijon të rezultojë i zhdukur. I shumëkërkuari për ngjarje të shumta kriminale, u deklarua i zhdukur nga familja pasi kishin humbur prej ditësh kontaktet me ta.

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë në një intervistë për Euronews Albania, se ka dyshime që Martinaj të ketë inskenuar të gjithë ngjarjen në mënyrë që t’i shpëtojë jo vetëm policisë, por edhe grupeve kriminale kundërshtare.

“Ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët dhe për t’i shpëtuar policisë. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të jetë rrëmbyer dhe zhdukur për faktin se kundërshtarët e tij janë kundërshtarë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha”, tha Lala.

Gazetarja thekoi se në rast se vërtetohet se Vis Martinaj është zhdukur, atëherë të përfshira janë edhe institucionet shtetërore.

“Nëse të nesërmen policia dhe prokuroria do konfirmojë pistën e zhdukjes së Martinajt, peshkut të madh të botës krimit nuk mund të bëhet pa mbështetjen shtetërore dhe nënkuptoj këtu institucionet ligjzbatuese”, u shpreh gazetarja.

 

Të fundit