Flash News

E-TJERA

Vishaj për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi: U prek shteti, organet po heshtin

Vishaj për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi: U prek shteti, organet

Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj dha një prononcim për mediat pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi.

Vishaj tha se me aktin e rëndë është prekur shteti. Ai u shpreh se organet po heshtin ndërsa i bëri thirrje institucioneve shtetërore të luten që kolegu i tyre të dalë nga koma.

“Kur preket një avokat preket shteti. Ashtu sikurse kur preket një punonjës policie të gjithë duhet të ngrihen në këmbë, për një shërbim si avokatia. Pa avokati nuk ka drejtësi. Është një mision aq i bukur dhe i vështirë. Kemi një heshtje të organeve mbase mbajnë sytë tek qielli. U them pjesëtarëve të institucioneve shtetërore të luten bashkë me ne që shoku jonë të dalë nga koma. Kanë dashur të vrasin një nga avokatët më të mirë që ka pasur sistemi i drejtësisë”, deklaroi Vishaj.

Të fundit