All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vishaj: Topi dhe Spahiu merrnin ‘euro’ për emërime, Berisha i ndaloi

All - Paragraf - 1

Vishaj: Topi dhe Spahiu merrnin ‘euro’ për emërime,

Avokati Sajmir Vishaj ka deklaruar se ish-presidenti Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu dikur merrnin para në këmbim të emërimeve në administratë.

All - Paragraf - 3

I ftuar në Syri Tv, Vishaj u shpreh se merrnin 50, 100 e deri 300 mijë euro nga njerëz të cilët paguanin për të prodhuar një dekret. Avokati tha se ishte kryeministri Sali Berisha asokohe, i cili i ndërpreu rryshfetet.

“Krijuam një president që kishte Topi dhe një Kreshnik Spahiu, që u paguan lekë për transferimet e tyre. Momenti që një nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bënë emërime e transferime me lekë dhe këtu drejtësia ra. Arritën nga 50, 100 mijë e deri në 300 mijë euro njerëz të cilët kanë paguar për të prodhuar një dekret. Shyqyr që ishte ai kryeministër që i ndërpreu. Sepse me 200-300 mijë euro për të emëruar prokurorë e gjyqtarë. I ndërpreu kryeministri i asaj kohe (Sali Berisha)”, tha Vishaj.

Të fundit