Flash News

E-TJERA

Vit i pasuksesshëm për Barcelonën, fitojnë Manchester United dhe Arsenal

Vit i pasuksesshëm për Barcelonën, fitojnë Manchester
Foto Ilustruese

2020-ta nuk ishte një vit i sukseshëm për Barcelonën dhe u mbyll në mënyrën më të keqe. Katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Eibar dhe zhgënjyen sërish duke rrezikuar të shkojnë minus 10 pikë nga kreu.

Në mungesë të Messit ishte Braithëaite që mori përsipër të godiste penalltinë dhe gaboi ndërsa miqtë e Eibar kaluan në avantazh me golin e Kike ndërsa ai që barazoi për djemtë e Koeman ishte Dembele.

Në Premier League, Manchester United ngjitet forcë e dytë në renditje vetëm dy pikë larg Liverpool-it. “Djajtë e kuq” fituan vetëm në kohën shtesë ndaj Ëolves 1-0 me golin e Marcus Rashford. Sot zbret në fushë Liverpool kryesues ndaj Neëcastle dhe Tottenham pret Fulham.

Ndërkaq Arsenali siguroi fitoren e dytë radhazi në kampionat duke mposhtur në javën e 16-të Brighton 1-0 me golin e Lacazette.

Të fundit