Flash News

E-TJERA

Viti i ri akademik në 2 nëntor, rektori i UT: Mësimi mund të bëhet i kombinuar, online dhe në auditore

Viti i ri akademik në 2 nëntor, rektori i UT: Mësimi mund

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka sqaruar se si do të zhvillohet mësimi gjatë vitit të ri akademik të ndikuar nga pandemia covid-19.

Hoxha tha për mediat se mësimi mund të bëhet i alternuar në kombinim mes platformës online dhe në auditore.

“Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët.

Ajo që po ndodh këto ditë është se po trajtohen në përdorimin e sistemit, pedagoget, administratorët dhe studentët që fillimi akademik të na gjejë të përgatitur.

Orari i mësimit, është autonomi i vet universiteteve por megjithatë është alternativa që javët e para do të kenë shërbim vetëm për vitet e para, ku mësimi do të zhvillohet në auditore.

Ndërkohë kur ka numër të madh nxënësish leksionet do të zhvillohen online ndërsa seminaret dhe laboratorët do të zhvillohen në laborator. Ne nuk duam ta shkëpusim studentin nga auditori.  Secili Universitet ka rregulloren e vetë”, tha Hoxha.  

Universitetit pritet të hapë dyert për studentët më 2 nëntor.

Në bazë të rregullores së re, në rastet kur një student ose pedagog del me COVID-19, grupi do të vijojë me mësim online për 14 ditë.

Universitetet do të kenë vetëm një hyrje dhe një dalje.

Sipas rregullores së Universitetit të Tiranës, në hyrje të universiteteve do të afishohen masat e parashikuara në këtë rregullore si dhe postera për masat e higjienës dhe mbrojtjen nga virusi.

Takimet, mbledhjet dhe aktivitetet në mjediset e Universitetit të Tiranës do të zhvillohen vetëm duke respektuar masat mbrojtëse të përcaktuara. Studentët me shenja të sëmundjes dhe personeli akademik, ndihmësakademik dhe administrativ këshillohen të qëndrojnë në shtëpi.

Të fundit