Flash News

E-TJERA

Viti i ri akademik nis më 2 tetor, vetëm 2 raunde për të pritur degën e preferuar

Viti i ri akademik nis më 2 tetor, vetëm 2 raunde për të

Viti i ri akademik do të nisë më 2 tetor. Ministria e Arsimit ka njoftuar edhe risitë lidhur me regjistrimin e nxënësve në programet e studimit.

Ata nuk do të kenë më 3 shanse për të pritur degën e preferuar pas regjistrimit, por do të jenë 2 raunde.

“Ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2 shkurton kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete. Viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies. Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave”, njofton Ministria e Arsimit.

Edhe për kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme ka ndryshime, pasi ata kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës.

“Procedura të barabarta aplikimi dhe regjistrimi për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj.  Kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikulimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve”, përfundon njoftimi.

Të fundit