Flash News

E-TJERA

Viti i ri akademik nis ndryshe/ Pedagogët në protestë, studentët i mbështesin

Viti i ri akademik nis ndryshe/ Pedagogët në protestë,

Sot nis viti i ri akademik, por jo si vitet e mëparshme. Ky vit akademik i gjen pedagogët në protestë për paga më të larta dhe përmirësimin e kushteve në universitete. Ata kanë paralajmëruar bojkot dhe protesta derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.

Pedagogë e studentë do të mblidhen sot, por jo për të zhvilluar mësim. Pritet që çdo ditë të javës nga ora 10:00 deri në 12:00 të ketë bojkot të  mësimit.

Protesta e tyre është mbështetur edhe nga studentët.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

 

Të fundit