Flash News

E-TJERA

Viti i ri shkollor, Kalaja dhe vullnetarët shpërndajnë ndihma për fëmijet e familjeve të dëmtuara nga tërmeti

Viti i ri shkollor, Kalaja dhe vullnetarët shpërndajnë ndihma

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, aktivisti Aulon Kalaja së bashku me një grup vullnetarësh ndërmori një nismë për t'u ardhur sadopak në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në zonën e Krujës.

Kalaja shpërndau çanta shkolle dhe mjete të tjera të nevojshme për fëmijët në disa shkolla si në Fushë-Krujë, Bubq, Mamurras, Shpërdhet, Mallkuç, etj.

Kalaja bëri thirrje që vëmendja të kthehet nga familjet e dëmtuara nga tërmeti, të cilat po hyjnë në dimrin e tretë që do të kalojnë në çadra apo kontenierë.

"Është momenti për të kthyer sytë nga fëmijët e fëmiljeve të prekura nga tërmeti, të cilat po hyjnë në dimrin e tretë, ku një pjesë jetojnë ende në çadër dhe në kontenierë dhe nuk kanë para për të blerë mjetet dhe sendet që fëmijët ua kërkojnë", tha Kalaja.

Të fundit