Flash News

E-TJERA

Viti i ri shkollor, Meta: Duhet financim, arsimi cilësor dhe tregu i punës ndal shpopullimin

Viti i ri shkollor, Meta: Duhet financim, arsimi cilësor dhe tregu i

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehu nevojën për financim në arsim. Sipas tij, qeveria duhet të dedikonte më shumë fonde dhe të motivonte punonjësit e sistemit arsimor.

Në një konferencë për mediat, ish-presidneti tha se brezi i ri është shpresa më e madhe, ndaj vendi ka nevojë për politika mbi arsimin, që lidhen me tregun e punës.

“Duhet thënë me forcë se pa arsim nuk ka zhvillim, duhet sjell vetëm një arsim cilësor, me shkolla e kurrikula, me mësues të motivuar dhe paga motivuese.

Nesër nis dhe viti i ri shkollor dhe kam kënaqësinë të uroj mësuesit dhe nxënësit për një vit sa më produktiv. Brezi i ri është shpresa më e madhe për të ardhmen ndaj vendi ka nevojë për politika për arsimin, arsim cilësor dhe i lidhur me tregun e punës.

Arsimi do ishte një rrugë e sigurt drejt tregut të punës, epidemia e shpopullimit nuk do kishte pasur vend në Shqipëri. Duhet të kemi qasje mbështetëse ndaj punonjësve në sistemin tonë arsimor. Qeveria në vend të kompensonte miqtë e tenderave sekretë, duhej të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar familjet të armiqësojnë fëmijët”, u shpreh Meta.

 

Të fundit