Flash News

E-TJERA

Viti i ri shkollor/ Zhvillimi i mësimit do të varet nga pandemia, skenari që mund të aplikohet

Viti i ri shkollor/ Zhvillimi i mësimit do të varet nga pandemia,

Më 27 shtator nis zyrtarisht viti i ri shkollor, ndërkohë që nxënësit kanë nisur prej dy javësh mësimin plotësues me orar të reduktuar.

Sa i përket mënyrës se si do të zhvillohet, ende nuk ka një plan zyrtar për shkak të situatës së pandemisë.  

Drejtues të arsimit parauniveristar kanë thënë për "A2 cnn" se mënyra e zhvillimit të mësimit do të varet nga situata epidemiologjike. Sipas tyre, do të jenë vetë shkollat do të vendosin për skenarin që do të aplikojnë.

"Në 27 shtator fillon viti shkollor, rregullisht. Për të gjitha shkollat janë dhënë udhëzimet për mundësinë e zhvillimit për të tre skenaret, në shkollë, i kombinuar apo vetëm online", ka thënë Zamira Gjini, drejtore e arsimit parauniversitar.

Ndërkohë drejtues të shkollave në kryeqytete dhe rrethe kanë deklaruar se në 27 shtator mësimi do të nisë rregullisht me orë 45 minutëshe. Aplikimi i skenarëve të tjerë do të varet nga situata epidemiologjike.

Të fundit