Flash News

E-TJERA

Vizat 10-vjeçare amerikane, si të aplikoni për një proces të përshpejtuar

Vizat 10-vjeçare amerikane, si të aplikoni për një proces

Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim lidhur me aplikimin për vizat 10-vjeçare amerikane.

Ambasada shkruan në një postim në Twitter, se për rastet emergjente, aplikantët duhet të kërkojnë një proces të përshpejtuar në adresën e dhënë nga ambasada.

"Pas shpalljes së vizave amerikane 10-vjeçare për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-it në udhëtime, ka pasur rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është frustruese dhe stafi ynë konsullor po punon fort për të shkurtuar kohën e pritjes. Në raste urgjence të vërteta (për shembull trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afate të caktuara) ju lutemi kërkoni proces të përshpejtuar kur të aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën [email protected] PASI të keni bërë kërkesën për proces të përshpejtuar", shkruan në Twitter.

Zgjatja e vizave me afat 10-vjeçar u bë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Deri para vendimit, vizat kishin një afat 3 vjeçar ndërsa aplikimi filloi në datën 1 Prill.

 

Të fundit