Flash News

E-TJERA

Vizita e Begajt në Finiq “tërbon” grekët: Provokoi! Sfidë ekstreme në prag të vizitës së Mistotakis

Vizita e Begajt në Finiq “tërbon” grekët: Provokoi!

Një sfidë ekstreme në prag të vizitës së kryeministrit grek në rajonet minoritare në Shqipëri. Kështu e konsiderojnë mediat greke vizitën e presidentit shqiptar Bajram Begaj në Finiq, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal.

Sipas tyre, Begaj është shqetësuar nga flamuri grek, që ishte vendosur krah atij shqiptar dhe të BE-së në oborrin e Bashkisë së Finiqit. Më tej shtojnë se për këtë arsye, ai e anuloi vizitën në bashki.

Më tej thuhet se Begaj provokoi edhe në sheshin qendror të fshatit Aliko.

“Provokimet vazhduan në sheshin qendror të fshatit minoritar Alykos, ku ndodhet monumenti i mërgimtarëve Massios, Raftis, Kotsis dhe Mitros, të cilët u vranë gjakftohtë nga ushtarët shqiptarë në dhjetor 1990 kur tentuan të arratiseshin në Greqi. Me Dekret Presidencial të vitit 1994, Shqipëria i quajti katër të rinjtë "Dëshmorët e Demokracisë".

Megjithatë, sakrifica e tyre, kujtimi dhe prejardhja e tyre kombëtare nuk u respektuan nga presidenti shqiptar, shoqëruesit e të cilit kërkuan nga policia që pranë monumentit të mos kishte flamur grek, siç ishte”, thuhet në artikullin e medias greke.

Pas këtij zhvillimi, kryebashkiaku Kristos Kitsios anuloi ceremoninë, pasi nuk pati asnjë vendosje kurore nga Begaj në monumentin e katër mërgimtarëve.

 

Të fundit