Flash News

E-TJERA

Vizita e Berishës në Gjermani, Burimi: "Shuplakë” ndaj kritikave për non-gratën

Vizita e Berishës në Gjermani, Burimi: "Shuplakë” ndaj

Analisti Genc Burimi komentoi vizitën e fundit e kreut të PD Sali Berisha në Gjermani.

Duke folur në News 24, analisti tha se kjo ishte një “shuplakë” ndaj atyre që e kanë kritikuar atë gjerësisht për “non gratën” e vendosur ndaj tij nga SHBA vite më parë.

Ai shprehu gjithashtu dyshimet e tij për lirinë e zgjedhjeve në Shqipëri, duke menduar se ato nuk do të jenë të lira. Ai theksoi se nuk është e mundur formimi i një koalicioni të madh të opozitës, pasi figura të reja si Shehaj apo Lapaj nuk janë pjesë e kësaj përpjekjeje bashkëpunimi.

Sipas tij, një koalicion i madh do të ishte i formuar vetëm nëse të gjithë faktorët e opozitës bashkoheshin kundër qeverisë, ndërsa partitë e tjera kanë refuzuar koalicion me Berishën, duke u bazuar te “non-grata” ndaj ish-kryeministrit.

Ky zhvillim, sipas Burimit, nuk është një lajm pozitiv për opozitën, pasi pritet që situata të çojë në shpërndarje votash në periudhën zgjedhore. 

Të fundit