Flash News

E-TJERA

Vizita e Berishës në Gjermani/ Sulo: Non grata thuajse ka rënë, Europa ka ndryshuar qasje ndaj kreut demokrat

Vizita e Berishës në Gjermani/ Sulo: Non grata thuajse ka

Analisti Arion Sulo komentoi vizitën e kryedemokratit Sali Berisha në Kongresin e CDU në Gjermani.

I ftuar në News 24, Sulo u shpreh se non grata e Berishës thuajse ka rënë pasi Europa ka ndryshuar qasje ndaj kreut demokrat.

"Sali Berisha takoi në Gjermani kandidatin kryesor për kancelar të Gjermanisë. Kjo është shenjë që Berlini e njeh Berishën si kryetar të PD-së. Deri tani është thënë se Berisha ka pasur probleme me skenën ndërkombëtare.

Me anë të vizitës së Berishës në Gjermani, Europa ka ndryshuar qasje ndaj Sali Berishës. Non grata thuajse ka rënë, pasi kemi pasur deklarata nga parti të mëdha europiane në mbështetje të kreut të PD-së", tha Sulo. 

 

 

Të fundit