Flash News

E-TJERA

Vizita e Blinken, ish-zv.ministri: Në aeroportin e Kuçovës mund të vendosen armë taktike për luftën në Ukrainë

Vizita e Blinken, ish-zv.ministri: Në aeroportin e Kuçovës mund

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Avenir Peka deklaroi se ka të dhëna se Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken po vjen në Tiranë dhe për arsyen se kanë përfunduar punimet në aeroportin e Kuçovës.

I ftuar në A2 CNN, ish-zv.ministri tha se ky aeroport strategjik mund të përdoret për avionët F-16 që do të dërgohen në Ukrainë dhe ftoi kryeministrin të bëjë transparencë që nëse është arritur një marrëveshje e tillë me SHBA të bëhet me dije se çfarë armatimi do të vendoset aty.

Në ditët e fundit ka patur lajme që ka përfunduar aeroporti i Kuçovës, mund të përkojë me këtë. Por nuk është ai që e inauguron pasi është në kuadrin e NATO.

Mund të lidhet me vendosjen e avionëve F-16 që do të përdoren në Ukrainë, nuk e di. Duhet transparencë nga qeveria. Marrëveshjet e Berishës me të Ramës ndryshojnë. Këto pyetje ja drejtoj kryeministrit.

A është e vërtetë që Kuçova po përgatitet për objektiva që nuk dihen? Cfarë do vijnë në këtë aeroport? Aeroporti i Kuçovës ka qenë i rëndësishëm dhe u la pas dore. Me të drejtë NATO investoi dhe tani kanë përfunduar punimet”, tha mes të tjerash Peka.

 

Të fundit