Flash News

E-TJERA

Vizita e Blinken, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Fokus në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës

Vizita e Blinken, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Fokus

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përshëndetur vizitën e Sekretarit Antony Blinken në Shqipëri. KASH  nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të qëndruar pranë Shqipërisë dhe gjithë rajonit, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e tyre.

KASH apelon për të zgjidhur situatën në veri të Kosovës dhe për të mbështetur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

"Ne besojmë se angazhime të tilla diplomatike përforcojnë lidhjet e forta të miqësisë dhe bashkëpunimit, si vende partnere strategjike, anëtarë të NATO-s dhe kontribues për paqen dhe stabilitetin.

Vizita e Sekretarit Blinken në Shqipëri përfaqëson gjithashtu një moment kyç solidariteti dhe angazhimi nga Shtetet e Bashkuara në adresimin e çështjeve urgjente që prekin jo vetëm Republikën e Shqipërisë, por edhe të gjithë shqiptarët në rajon.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë apelon se nevojitet një fokus më i madh në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës duke vendosur autoritet shtetëror në mbarë vendin, si dhe duke mbeshtetur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

KASH vlerëson partneritetin e fortë strategjik me SHBA-në dhe vlerëson përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, për të ndërtuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar një shoqëri demokratike", thuhet në reagim.

Të fundit