Flash News

E-TJERA

Vizita e Blinken në Tiranë, Joseph: Përgjegjësinë për ta çuar para demokracinë e ka qeveria

Vizita e Blinken në Tiranë, Joseph: Përgjegjësinë

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në Amerikë Edward P. Joseph, ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Antony Blinken.

Për A2 CNN, Joseph theksoi se përgjegjësinë për ta çuar përpara demokracinë e ka qeveria. Profesori amerikan tha se pa opozitë të fortë dhe konkurrencë në politike, nuk mund të ketë demokraci.

Sa i përket mesazheve që Blinken do të japë nga Tirana, Joseph tha se do të bëjë apel për demokracinë dhe se si duhet të zhvillojmë dhe mbajmë demokraci të forta në të gjithë Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Më vjen mirë që sollët në vëmendje vizitën e Sekretarit të Shtetit Blinken. Fakti që ai shkon në këtë kohë në Tiranë është shumë i rëndësishëm. Dhe më lejoni të kujtoj rëndësinë për Shqipërinë. Ne shohim ndryshimin në Europë midis mënyrës se si sillen demokracitë dhe se si sillen autokracitë. Ne shohim agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Ne shohim Serbinë duke promovuar narrativa pro ruse për luftën. Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama kanë përgjegjësinë e tyre për të çuar përpara demokracinë. Në Shqipëri demokraci do të thotë pjesëmarrje aktive e opozitës.

Nuk ka demokraci pa opozitë të fortë, pa konkurrencë reale politike në zgjedhje, edhe në kohën kur nuk ka zgjedhje. Duhet të ketë media të lira dhe kritika të hapura ndaj qeverisë, në mënyrë që qeveria të mbajë përgjegjësi kur gabon. Qeveria duhet të flasë me popullin. Besoj se sekretari Blinken do të sjellë një mesazh se sa e rëndësishme është që Ballkani të jetë i fortë dhe i orientuar drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Dhe besoj se Sekretari Blinken do të bëjë një apel për demokracinë dhe se si duhet të zhvillojmë dhe mbajmë demokraci të forta në të gjithë Ballkanin, duke përfshirë edhe Shqipërinë”, tha Joseph.

Të fundit