Flash News

E-TJERA

Vizita e Brok në shtëpinë e Berishës, reagon historiani anglez: Gjest i lavdërueshëm!

Vizita e Brok në shtëpinë e Berishës, reagon historiani

Historiani anglez Tom Gallagher ka komentuar vizitën e djeshme të eurodeputetit gjerman Elmar Brok në shtëpinë e kreut të PD, Sali Berisha, teksa ndodhet në arrest shtëpie gjatë kohës kur poshtë banesës së tij mbahet si çdo mbrëmje protestë kundër vendimit të gjykatës. 

Në një reagim në rrjetet sociale, historiani e cilëson një gjest të lavdërueshëm këtë vizitë, sipas tij duke pasur parasysh gatishmërinë e themelimit të BE-së (dhe UK ) për të shfajësuar praktikat autoritare të Edi Ramës. 

"Zakonisht nuk i përmend lavdërimet e zotit Brok, por ky duket të jetë një gjest i lavdërueshëm veçanërisht duke pasur parasysh gatishmërinë e themelimit të BE-së (dhe UK ) për të shfajësuar praktikat autoritare të Edi Ramës, sundimtarit të Shqipërisë", shkruan historiani angle, teksa shpërndan në X një postim të ish ministrit Genc Pollo, i cili shkruan:

"Eurodeputeti për një kohë të gjatë dhe kryetari i @EP_ForeignAff Elmar Brok @ElmarBrok_MEP vizitoi liderin e opozitës shqiptare @sali_berisha_ në arrest shtëpie për të shprehur solidaritetin dhe protestën ndaj lëvizjeve të dukshme të politizuara të gjyqësorit që synojnë heqjen e mandatit parlamentar"

Vizita e Brok në shtëpinë e Berishës, reagon historiani

Të fundit