Flash News

E-TJERA

Vizita e Clinton në Tiranë, Krasniqi: Përpjekje e Ramës për të lënë gjurmë në kujtimet e ish-presidentit

Vizita e Clinton në Tiranë, Krasniqi: Përpjekje e Ramës

Analisti Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike komentoi vizitën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Tiranë.

Për A2 CNN, Krasniqi tha se kjo vizitë ishte një përpjekje e Ramës për të lënë gjurmë në kujtimet e ish-presidentit. Krasniqi tha se medaljet jepen nga Presidenti i Republikës dhe jo nga kryeministri.

Sipas tij, siç ka ndodhur rëndom, Rama e shfrytëzoi në maksimum edhe vizitën e Clinton.

“Vizitën e Klinton e shoh në kontekstin e zhvillimeve jozyrtare dhe agjendave të tjera. Ka një listë dekoratash. Dekoratat jepen nga presidenti i Republikës. Kjo është një listë medaljesh që jepet nga kryeministri dhe ministrat. E japin në emër të qeverisë për mirënjohje, për punë, për bashkëpunim, për administratë, për bashkëpunëtorë. Dhe Rama e ka përdorur në disa raste për figura politike, sportive, kulturore.  

Është një përpjekje e Ramës për të lënë gjurmë në kujtimet e presidentit Klinton për Shqipërinë, por Shqipëria ka president. Dhe çdo president do të ishte krenar për t’i dhënë “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, dekoratë që e mban George Bush e disa të tjerë. Ceremonia ishte ideuar në detaje për t’u organizuar në kryeministri dhe siç ndodh rëndomtë që kur vjen një njeri i shquar ne mundohemi ta përdorim për politikën e ditës, dhe Rama e përdori në mënyrë maksimale”, tha Krasniqi.

Të fundit