Flash News

E-TJERA

Vizita e Clinton në Tiranë, Shkullaku tregon çfarë e lidh me skandalin ‘McGonigal’

Vizita e Clinton në Tiranë, Shkullaku tregon çfarë e lidh

 

Gazetari Armand Shkullaku ka folur për vizitën e Bill Klinton në Tiranë.

I ftuar në Syri Tv, Shkullaku tha se Ramës i duhet Bill Clinton për skandalin me McGonigal pasi ky i fundit e ka shkërmoqur figurën e Ramës.

Sipas tij, këtë e tregoi qartazi prania e Alex Soros krah bashkëshortes së Ramës dhe dhëndrit të Clinton.

Shkullaku: Edi Rama është një investim i Soros por edhe i vetvetes. Rama ka pasur që në ditën e parë që është futur në politikë që në 98 deri sot në pushtet dhe ka qenë një nga prodhimet e Sorosit dhe që e ka sponsorizuar. Ashtu siç është një fakt tjetër që politika e Sorosit në Ballkan ka ndjekur interesat dhe konjokturat e momentit dhe jo një plan afatgjatë.

Gjëja e parë është se çfarë kërkon Alex Soros pas gruas së Ramës dhe presidentit Klinton, dhe me çfarë funksioni është ky djali këtu. Mendoj se ai nuk është vendosur pa qëllim. Rama ka dashur të thotë se Klinton nuk është më një president në pension po pas ti qëndron edhe Sorosi dhe kjo nuk është thjeshtë një vizitë kortezhe por ka diçka mbrapa e të tërheqë vëmendjen me këtë foto. Rama me ardhjen e  Klinton kërkon të tregojë diçka me të.

Rama e ka paralajmëruar këtë një muaj më parë pas skandalit me McGonigal ku tha që do të jetë një dhuratë speciale. Skandali McGonigal tregoi një gjë që oficeri më i lartë i FBI ishte korruptuar në Shqipëri dhe ky kishte ardhur nga nivelet më të larta të politikës dhe i gjithë shtypi prestigjioz i botës e kishte në faqe të parë. Ramës në këtë kontekst ju donte një lëvizje e fortë për të rikuperuar diçka nga imazhi edhe të ndikojë në hetimet që do të bëhen për këtë çështje.

Të fundit