Flash News

E-TJERA

Vizita e diplomatit amerikan, analisti: Escobar vjen në Tiranë për “peshkun e madh”

Vizita e diplomatit amerikan, analisti: Escobar vjen në Tiranë

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme, dy ditë para Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se vizita e Escobar nuk është e rastësishme pasi mund të lidhet me vendimin e presidentit amerikan  Joe Biden për të vendosur shumë shpejt sanksione ndaj zyrtarëve të Ballkanit.

Analisti nuk përjashtoi mundësinë që i dërguari i SHBA-së, të ketë ardhur për qëndrimin e ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me zhvillimet politike, e sidomos në selinë blu.

"Kjo nuk është e rastësishme që vjen dy ditë para zhvillimit të Kuvendit. Po ashtu mendoj se është një mesazh fakti që Escobar nuk takon Berishën por takon Bashën dhe Ramën, tregon se është një mesazh kundër Berishës. Mesazhi kundër Berishës është logjik se DASH e ka në listën e zezë. Lidhet dhe me vendimin e Biden që do të fillojnë shumë shpejt masat për sekuestrimet, bllokimet e pasurive të korrupsionit dhe luftën e pandalshme të korrupsionit në Ballkan. Mund të jetë dhe një vizitë për qëndrimin e Yuri Kim sepse e ka tejkaluar dhe po pengon zhvillimin e këtij procesi. Megjithatë mendoj se SHBA dhe BE kanë një luftë serioze mundër korrupsionit jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan dhe më gjerë sepse korrupsioni sjell dhe prishjen e interesave amerikane dhe euroatlantike në rajon dhe më tej. Ka një luftë serioze, gjithëkush ka të drejtë të pyesë pse nuk mbajnë këtë qëndrim për Edi Ramën, Berisha ka qenë 8 vjet përpara në pushtet dhe këtë e shfrytëzon dhe Berisha", tha Demalia.

Të fundit