Flash News

E-TJERA

Vizita e Escobar/ Ambasada e SHBA-ve: Nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve dhe zbatimin e rekomandimeve të ODIHR

Vizita e Escobar/ Ambasada e SHBA-ve: Nënvizon rëndësinë e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në kryeqytet sot.

Përmes një postimi në Facebook sipas ambasadës, Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Postimi i plotë:

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.

 

Të fundit