Flash News

E-TJERA

Vizita e Escobar, Manjani: Ai nuk përfaqëson asgjë, është si gardistët që punojnë roje klubesh

Vizita e Escobar, Manjani: Ai nuk përfaqëson asgjë,

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ditën e sotme rreth vizitës së përfaqësusesit të lartë të shtetit amerikan Escobar në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se Escobar nuk është gjë tjetër veçse një rrogëtar në ministrinë e jashtme Amerikane.

Ai thekson se asnjë zyrtar administrate nuk është më lart se ‘Ambasadori fuqiplotëm’ dhe se me mesazhet e tij në takimet politike  tregoi se është jo vetëm jopërfaqësues, por edhe torollak.

Sipas Manjanit të kritikosh Yurin dhe të merresh me Eskobarin, e quan humbje kohe dhe ulje niveli.

Postimi i plotë i Manjanit në Facebook:

Më kërkoi sot media një opinion për një biçim interviste që paska dhënë ky Eskobari i DASH-it.

Në fakt e refuzova, sepse nuk e kisha dëgjuar çka thënë. Në të vërtetë asnjëherë nuk më ka nxitur kurreshtjen të dëgjoj një torollak që se voton njeri, por që është rrogëtar në ministrinë e jashtëme Amerikane.

Ai nuk përfaqëson asgjë në hierarki. Yuri Kim (Sudja), zyrtarisht përfaqëson më shumë Amerikën sesa Eskobar.  Ambasadori fuqiplotë, përfaqëson shtetin e vet. Asnjë zyrtar administrate nuk është më lart se Ambasadori fuqiplotë.

Por pavarësisht hierarkisë, Eskobar, me ato mesazhe të tij, të cilat i kam lexuar në media të.zbardhura, tregon se është jo vetëm jopërfaqësues, por edhe torollak.  Inatçor dhe totalisht i pa pjekur.

Të krijon idenë e atyre nënpunësve të shtetit që i paguan edhe ndonjë privat. Ose si ata gardistët që punojnë roje klubesh për të plotësuar rrogën.

Jo vetëm me Shqipërinë por edhe me ato që thotë në Kosovë, të njëjtin opinion më krijon.

Kohë e humbur të merresh me torollakë të tillë.

Pastaj të kritikosh Yurin dhe të merresh me Eskobarin, e quaj humbje kohe dhe ulje niveli.

****

Kot sa për muhabet e kisha këtë.

Të fundit