Flash News

E-TJERA

Vizita e kryeministres Meloni nësër në Shqipëri, deputeti i PS zbardh detaje nga axhenda

Vizita e kryeministres Meloni nësër në Shqipëri, deputeti i

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj zbardhi detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila pritet të mbërrijë nesër në Shqipëri.

Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti informoi se pjesë e agjendës do të jetë dhe një vizitë në qendrat e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, si dhe një konferencë e përbashkët për media në krah të kryeministrit Rama.

“Nesër kryeministrja Meloni do të jetë në Shqipëri duke filluar nga ora 12:00. do të ketë një vizitë në Shëngjin, pra do të shikojë atë që do të jetë qëndra e pritjes së emigrantëve. Do të ketë një konference te përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të ketë diskutime që do të jenë në nivelin dypalësh me organe dhe institucione të ndryshme të qeverisë” tha ai.

Të fundit