Flash News

E-TJERA

Vizita e Kurtit në Tiranë/ Kryeministri i Kosovës mbërrin në Presidencë, e pret Bajram Begaj

Vizita e Kurtit në Tiranë/ Kryeministri i Kosovës mbërrin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur sot në Tiranë dhe fillimisht është ndalur në Presidencë. Kreu i qeverisë s Kosovës është pritur nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas axhendës, pas Presidentit, Kurti do të takojë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën. Në orën 15:30, Kurti do të pritet në takim edhe nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ajo që vihet re është se Kurti nuk është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili deri më tani nuk ka bërë asnjë njoftim deri më tani edhe pse sipas informacioneve ata do drekojnë tek“Vila 30” në zonën e ish-bllokut.

Vizita e Kurtit vjen disa ditë pas marrëveshjes në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Të fundit