Flash News

E-TJERA

Vizita e Mitsotakis, Hoxha: Policia ka ndaluar shtetas shqiptarë që mos të marrin pjesë

Vizita e Mitsotakis, Hoxha: Policia ka ndaluar shtetas shqiptarë që

Gazetari Artan Hoxha thotë se gjatë vizitës së kryeministrit grek Mitsotakis në Himarë janë marrë masa të rrepta të policisë shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Hoxha thotë se policia ka ndaluar shtetas shqiptarë që mos të marrin pjesë.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen sot, policia shqiptare kishte marrë masa shumë, shumë të rrepta. Sot janë ndaluar shtetas shqiptarë. Unë isha kuriozë nëse do të ndaloheshin shtetas grekë që  do të ndaloheshin të hynin në territorin e Shqipërisë sot sepse kishte shumë nga ata.

Sot, kanë hyrë dje, kanë pardje, por sot janë ndaluar shtetas shqiptarë në takimin e Levadhjasë nga policia shqiptare që mos të marrin pjesë. Ishte banor i fshatit ai dhe nuk është lejuar se ka menduar që ky meqenëse është mprehur në media, mund të shkaktojë incident. Frika sot nuk e kishte kryeministri grek se mos ndodhte gjë, e kishim ne”, tha Hoxha.

Të fundit