Flash News

E-TJERA

Vizita e Ramës në Athinë, media greke zbardh detajet: Vjen i shoqëruar nga 150 persona

Vizita e Ramës në Athinë, media greke zbardh detajet: Vjen i

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në Athinë një takim me diasporën shqiptare. Takimi do të zhvillohet në mëngjes pas mbërritjes së Ramës, rreth orës 08:30-09:00.

Media greke “Protothema” shkruan se Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit.

Aty janë ngritur dy dhoma për kryeministrin e Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, ndërkohë Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Rama pritet të largohet rreth orës 18.00-19.00 të pasdites.

Në kuadër të vizitës së tij, autoritetet greke kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie. Qindra oficerë policie do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi i tij dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit.

 

Të fundit