Flash News

E-TJERA

Vizita e Ramës në Athinë, mediat greke shkrim për avionin që përdori kryeministri: U mor me qira nga Turqia

Vizita e Ramës në Athinë, mediat greke shkrim për avionin

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të veçantë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë në 8 janar të këtij viti.

Protothema” ka zbardhur historikun e avionit që përdori Rama për të shkuar nga Turqia në Greqi, për të cilin thonë se në shkurt të vitit 2020 avioni u mor me qira prej qeverisë turke dhe më pas është rilyer me ngjyrat shqiptare.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte në Athinë në 8 janar 2021 në një vizitë jozyrtare. Rama kishte vizituar Turqinë një ditë më parë dhe nënshkroi një seri marrëveshjesh me presidentin Erdogan.

Ajo që është interesante është një seri faktesh në lidhje me aeroplanin që Kryeministri shqiptar përdori në vizitat e tij.

Sipas kanalit Youtube Aviation Videos që është e specializuar në pikasjen e avionëve dhe gjithçka që ka të bëjë me aviacionin dhe aeroplanët, aeroplani i Qeverisë Shqiptare është një AIRBUS A-319-100 ACJ.

Historia thotë se ky ishte një aeroplan i ish-Forcave Ajrore Italiane VIP i cili iu shit Forcave Ajrore Turke (THK) në 2005.  

Ndërkohë, mediat greke theksojnë se në shkurt të vitit 2020 avioni u morr me qira nga qeveria shqiptare dhe u rilye me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe mban emrin ‘Ismail’”, shkruajnë mediat greke.

 

Të fundit