Flash News

E-TJERA

Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis: Nuk vjen si mysafi, ka thelluar tensionet në marrëdhëniet tona

Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis: Nuk vjen si mysafi, ka

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për takimin që pritet të organizojë kryeministri Edi Rama në Greqi më 12 Maj.

Në një intervistë për gazetën ProtoThema, Mitsotakis ka thënë se Rama nuk është i ftuar i qeverisë së tij, por shton se nuk do ta pengojë organizimin e tij.

"Ai nuk vjen si mysafir i qeverisë greke, pra nuk është një vizitë, me karakteristika dypalëshe.

Ai vjen, për të folur me bashkatdhetarët e tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Por përtej kësaj, mendoj se edhe ky është një opsion që në kohën e tanishme, në kushtet e zgjedhjeve evropiane, më duket mjaft i panevojshëm. Qeveria greke nuk mundet, ne jemi demokraci, ne nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit që është e garantuar me kushtetutë, ndaj nuk i kushtoj kaq shumë rëndësi kësaj”, është shprehur Mitsotakis. 

"Nuk do ta ndalojmë takimin. Por sigurisht që nuk është edhe diçka që ne të kemi ndonjë arsye të veçantë për ta lehtësuar. Ne as nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë. Por më lejoni t’ju them edhe një gjë: në të vërtetë ky rast ka krijuar një tension të madh në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Çështja nuk është dypalëshe, është evropiane, pavarësisht atyre që pretendojnë se është një çështje që ka të bëjë vetëm me pakicën kombëtare greke. Bëhet fjalë për shtetin e së drejtës dhe mënyrën sesi Shqipëria i trajton minoritetet, ka të bëjë me mënyrën se si funksionon gjyqësori shqiptar. Qeveria greke do të vazhdojë të ngrejë këto çështje", ka shtuar Mitsotakis. 

Edhe pse vizita e Ramës mund të konsiderohet private dhe konform ligjeve në fuqi, pasi Ministria e Jashtme greke është informuar përmes kanaleve diplomatike, ajo ka nxitur reagime të forta pasi do të ndodhë në njëvjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

Vizita zhvillohet në një kohë kur Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës në listën e 42 kandidatëve në garën për një mandat në Parlamentin Europian, por pala shqiptare ka tentuar të hedhë poshtë çdo lidhje mes datës së përzgjedhur nga Rama dhe çështjes “Beleri”.

 

 

Të fundit