Flash News

E-TJERA

Video/ Vizita e Ramës në Beograd, serbët i vënë flakën flamurit shqiptar

Video/ Vizita e Ramës në Beograd, serbët i vënë

Kryeministri Edi Rama pritet që sot të udhëtojë drejt Serbisë për të marrë pjesë në një takime presidentin serb Aleksandër Vuçic, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në kuadër të vizitës së kryeministrit Rama, rrugët e Beogradit janë mbushur me flamuj kuqezi.

Kjo mesa duket ka ngjallur pakënaqësi te serbët. Në video shfaqen dy të rinj serb të cilët kanë hequr flamurin kuqezi, që ndodhej krah atij serb në rrugën përgjatë ambasadës shqiptare në Beograd, dhe e kanë djegur.

Pamjet filmike janë marrë nga dy të rinjtë të cilët pasi kanë filmuar gjithçka e kanë postuar atë në rrjetet sociale.


Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që flamuri shqiptari digjet nga serbët. Në vitin 2010 tifozët serb dogjën flamurin shqiptar në stadiumin e Xhenovës. Në vitin 2014, në ndeshjen Partizani -Crvena Zvezda, një grup ekstremistësh serb dogjën flamurin kuqezi gjatë ndeshjes.

Të fundit