Flash News

E-TJERA

Vizita e Ramës në Greqi, Burimi: Nuk shkoi për fushatë, shkoi për integrimin dhe Belerin

Vizita e Ramës në Greqi, Burimi: Nuk shkoi për fushatë,

Analisti Genc Burimi ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, të dielën.

Në një lidhje live për “Kafe Shqeto” në Syri TV, Burimi tha se nuk ka pajtim mes Ramës dhe Greqisë, teksa theksoi se kryeministri nuk shkoi për fushatë, por për integrimin e Shqipërisë dhe çështjen e Fredi Belerit.

“Rama përdor shkopin dhe karotën. Po ta krahasosh me Serbinë. E filloi duke i treguar dhëmbët Vuçiçit, fiton pikë të shqiptarët kur u thotë, Kosova është një realitet sa më shpjet që do ta njihni aq me mirë do të jetë edhe për juve. Pra i tregoi muskujt dhe pastaj u shfry si një tullumbace e trajtoi si vella, Ballkani i Hapur e deri tek Banjska që nuk reagoi për disa kohe. Ose tek pengmarrja e policëve.

Me Greqinë ka këto 10 vjet që tregohet shumë kokulur, shumë i dashur, shume mik. Bilës bën edhe miqësi si me Melonin që është në Romë, bën miqësi me krahun e djathtë. Nuk shef edhe ato divergjencat ideologjike. Vjen  momenti i Belerit dhe në këtë moment ndërron diskurs Rama, fillon me shantazhin. Pra këtë që bën ti , 10 vjet ky e harroi këtë diasporë sepse ishte mirë. Në momentin që e shikon që Greqia nuk e ka me shaka bllokimin e negociatave. Greqia do ti shkojë deri në fund dhe nuk shikoj tjetër zgjidhje veçse nëse në Shqipëri do të ketë një rotacion. Nuk ka më pajtim me Ramën dhe prandaj Rama bëri një gjest të dëshpëruar. Nuk shkoi për të hapur fushtë në Greqi, ai shkoi ne Greqi vetëm për çështjen e integrimit dhe dosjen Beleri”, tha Burimi.

Të fundit

15 Shtator 2024, 14:23