Flash News

E-TJERA

Vizita e Ramës në shtëpinë e Klodian Rashës, PD: Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot

Vizita e Ramës në shtëpinë e Klodian Rashës, PD:
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në banesën e 25-vjeçarit Klodian Rasha të vrarë nga efektivi i ‘Shqiponjave’ në orën policore dy net më parë.

Sipas ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, Ramën nuk e justifikon dot asnjë fjalim apo kuban, qoftë edhe të ministrit të Brendshëm, Snadër Lleshaj nga përgjegjësia.

“Pasi mbaroi pazaret në New York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së rradhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.

Për 3 ditë me radhë, nga New York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.

Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama  frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes.

Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.

Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën.

Koha e tij ka mbaruar”, tha ish-deputeti.

Të fundit