All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë, Çupi: Erdhi me agjendë përçarëse; Nesho: Nuk ishte provokim, por u perceptua si i tillë

All - Paragraf - 1

Vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë, Çupi: Erdhi me agjendë

Vizita tre-ditore e Presidentes në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë ngjalli shumë reagime për shkak të deklaratave të saj forta për politikën shqiptare.

All - Paragraf - 3

Analisti Frrok Çupi e konsideroi këtë vizitë si përçarëse, pasi sipas tij mbajti anën politike të PD-së .

Vizita e presidentes ishte e papritur, në këtë situatë ajo erdhi në Shqipëri me një agjendë përçarëse, fakti që presidentja mbajti atë fjalim në parlament.

Fakti që kryeministri nuk ishte duhet të kishte dhënë shpjegim se përse nuk ishte. Qeveria ka edhe punë të tjera jo vetëm parlamentin.

Një president i ardhur nga Kosova është jashtë çdo logjike që të mbajë anën e një pale, aq më shumë kur presidentja e Kosovës si dhe presidenti i Shqipërisë janë presidentë të ngjashëm në disa vende dhe pak a shumë kanë shëmbëlltyrën e mbretit dhe nëse ke për të mbajtur anë mbahet maxhoranca, ajo erdhi si palë politike, Erdhi si oksigjen për opozitën”, tha Çupi në “Open”.

Nga ana tjetër, diplomati Agim Nesho tha se deklarata e saj nuk ishte provokim por u perceptua si e tillë sepse u menaxhua në mënyrë të gabuar nga qeveria shqiptare.

“Vjosa u tregua një shtetare me vizion për të ardhmen, ka parashtruar ato gjëra që janë diskutuar dhe nuk është pasur guximi për tu shprehur. Kemi pasur mesazhe të vazhdueshme të Biden që ta trajtojnë Kosovën në mënyrë sovrane. Në Minishengen u votua për t’i dhënë avantazh Trump gjatë fushatës elektorale. Ishte një fitim i politikës së Serbisë që u arrit edhe në SHBA. Kosova të mos përdoret nga demagogët për të fituar votat përpara një krize ajo thotë të bashkohet me Kosovën. Pse i ka prishur etikën diplomatike mes dy shteteve? A është kjo një ndërhyrje e brendshme? Zonja si presidente ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer ka hedhur idetë. Nuk ishte provokim por u perceptua si provokim sepse u menaxhua në mënyrë të gabuar nga qeveria shqiptare”, tha Nesho.

Të fundit