Flash News

E-TJERA

Vizita e Volodymyr Zelenskyy-t në Tiranë, zbardhet axhenda

Vizita e Volodymyr Zelenskyy-t në Tiranë, zbardhet axhenda

Zbardhen disa nga pikat e agjendës nga Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet nesër, 28 shkurt në Tiranë.

Sipas A2 CNN, ndalesa e parë do jetë në Kryeministri në orën 09:00 e ndërsa më pas pritja do të bëhet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në orën 13:30 do të ketë një konferencë për mediat nga ana e Ramës dhe Zelenskyy-t. I pranishëm do të jetë dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varherly.

 Në kuadër të këtij Samiti do të ketë edhe kufizim të  qarkullimit në Tiranë, që  do të nisë nga pasditja e sotme deri më 29 shkurt dhe do të aplikohet kryesisht përgjatë itinerarit që do të ndjekë eskorta e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që nga Aeroporti "Nënë Tereza". 

 

Të fundit