Flash News

E-TJERA

Vizita e Von der Leyen nesër në Tiranë, Soreca zbardh axhendën; kë do të takojë

Vizita e Von der Leyen nesër në Tiranë, Soreca zbardh

Presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë këtë javë vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizita e saj do të nisë me Tiranën, ku nesër në mëngjes presidentja Von der Leyen do të mbërrijë në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter ka shprehur mikpritjen e tij për presidenten e KE-së dhe njëkohësisht ka zbardhur një pjesë të axhendës së aj në Tiranë. Von der Leyen do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

“Mezi pres Presidenten Ursula Von der Leyen! Përpara Samitit BE-ËB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me kryeministrin, në përurimin e "Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa", të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së nën programin EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019,” shkruan Soreca në Twitter.

Të fundit