Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Vizita e Zelenskyy-t në Shqipëri, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare
Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në Tiranë në kuadër të Samitit Ukraina-Evropa Juglindore është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.
“Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, ku do të marrë pjesë në një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e tyre”, shkruan The Guardian dhe Reuters.
France 24 i referohet ndihmës që Volodymyr Zelenskyy po kërkon për Ukrainën teksa vijon të ballafaqohet me agresionin rus.
“Zelensky ka kapërcyer globin javët e fundit për të mbledhur mbështetje për vendin e tij të rrethuar, ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përballen me një mungesë kritike municioni dhe luftojnë për të frenuar përparimet ushtarake të Rusisë në terren”, shkruan France 24.
Në raportimin e vizitës së Zelenskyy-t dhe Samitit për Ukrainën, Daily Mail e cilëson Shqipërinë një “ish-shtet satelit të Bashkimit Sovjetik”, që sot është mbështetur krah Ukrainës duke kundërshtuar agresionin rus.
“Shqipëria, një ish-shtet satelit i Bashkimit Sovjetik dhe tani një anëtar i NATO-s, ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën në skenën botërore. Ka qenë një nga vendet e pakta në rajon që ka vendosur sanksione kundër Rusisë, së bashku me Serbinë. Vetëm një javë pasi Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë, Shqipëria ishte një nga 38 vendet që i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojë krimet e luftës që dyshohet se janë kryer nga ushtarët pushtues”, raporton Daily Mail.