Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vizita në Londër, VOA: Të rinjtë largohen nga pamundësia ekonomike, Rama mbrohet dhe e quan "tendencë'

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Londër, të enjten, e para vizitë zyrtare e një kreu të qeverisë shqiptare në Downing Street 10, u zhvillua në sfondin e polemikave që prej muajsh vijojnë në Britaninë e Madhe mbi çështjen e imigrantëve që kalojnë ngushticën e La Manshit për të hyrë ilegalisht në Britani. Sipas shifrave të autoriteteve në Londër, shqiptarët, kryesisht burra, përfaqësojnë gati 25 përqind të totalit të emigrantëve që mbërritën në Britani vitin e shkuar, krahas atyre nga Afganistani, Iraku apo Siria.
Retorika e ashpër ndaj emigrantëve dhe veçanërisht identifikimi i shqiptarëve si “kriminelë” nga ana e ministres së Brendshme Suella Braverman, çoi në tensione mes Tiranës dhe Londër nëntorin e kaluar, me kryeministrin Rama që reagoi ashpër ndaj kategorizimit në grup të shqiptarëve si keqbërës.
Edhe në deklaratat para nisjes së takimit të tij me kryeministrin britanik Rishi Sunak, zoti Rama deklaroi se “ashtu siç, jo të gjithë britanikët janë 'James Bond' apo 'Mr. Bean', ashtu edhe jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga “Taken”, tha ai duke kujtuar se janë të shumtë shqiptarët që ndërtojnë, kujdesen, gatuajnë dhe dhe këndojnë, duke sjellë rastin e këngëtares së famshme Dua Lipa.
Për këtë arsye, sipas zotit Rama “duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu”, u shpreh ai duke ju drejtuar zotit Sunak, ndërsa shtoi se “mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për t'u luftuar dhe për të fituar këtë betejë”.
Më herët gjatë një interviste për BBC-në zoti Rama kishte deklaruar se “komunitetit tonë i është drejtuar gishti në këtë vend për qëllime të politikës dhe ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike… Ne refuzojmë dhe do të refuzojmë gjithnjë këtë përzierjen e disa kriminelëve me shqiptarët si të tillë, pasi t’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim”.
Dhjetorin e kaluar dy kryeministrat nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku angazhoheshin për goditjen e fenomenit të emigracionit të paligjshëm.
“Jam shumë i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim”, u shpreh kryeministri britanik. Ndërsa zoti Rama nga ana e tij theksoi se “na duhet të bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëz të pafajshëm të zihen në grepin e këtyre rrjeteve.”
Në komunikatën e zyrës së kryeministrit Sunak për takimin me zotin Rama vihet në dukje se ata “u angazhuan për thellimin e punës në kuadër të Deklaratës së Përbashkët dhe Task-Forcës për të cilat u ra dakord në dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në adresimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të trafikimit të njerëzve. Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë, për të frenuar pikësëpari udhëtimin e njerëzve, dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat".
Sipas komunikatës “dy kryeministrat përshëndetën progresin e deritanishëm, pasi rreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që prej muajit dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar që përcaktojnë Shqipërinë një vend të sigurt”.
Largimi i shqiptarëve të shumtë nga vendi për shkak të pamundësive ekonomike dhe hapësirave për të siguruar një jetesë më të mirë, është po ashtu një temë debate dhe në Shqipëri. Qeveria është gjendur nën akuza të përsëritura se është përgjegjëse për situatën e krijuar, veçanërisht për ikjet e të rinjve.
Kryeministri Rama nga ana e tij është mbrojtur duke argumentuar se kjo është një tendencë e përgjithshme që ka prekur shumë vende.
“Në Shqipëri ka vështirësi, sikundër kush mendon se shkon atje dhe e gjen shtruar, thjesht gabon. Por unë kurrë nuk do t’i them një të riu që, shiko ti nuk duhet ta mendosh që të provosh fatin tënd që të kapësh majat e botës. Se kjo është gjëja më e natyrshme. Ama, kurrë po ashtu nuk do t’i them dot një të riu se këtu nuk ka mundësi. Këtu ka mundësi, se po të mos kishte nuk do të kishte plot njerëz që kthehen. Nuk janë aq sa ikin. Jemi akoma në një trend që më shumë ikin se sa kthehen, por jam i sigurt se ky trend do fillojë të ndryshojë”, deklaroi zoti Rama në një takim me të rinjtë nëntorin e vitit të shkuar.
Sipas anketës kombëtare të emigracionit në familje, për vitet 2011-2019, të realizuar nga INSTAT dhe disa organizata ndërkombëtare rreth 50% e afro 177 mijë qytetarëve të larguar, janë të rinj të moshës 15-29 vjeç. Sipas studiuesve të fushës, arsyet kryesore lidhen me varfërinë, mungesën e punësimit dhe të zhvillimit në karierë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38