Flash News

E-TJERA

Vizita në Prishtinë, Ngjela: Rama të japë dorëheqjen! S'ka shpëtim tjetër veç bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë

Vizita në Prishtinë, Ngjela: Rama të japë dorëheqjen!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Ai shprehet se e pa këtë vizitë si të detyruar, ndërsa theksoi se Rama është ai, i cili ka krijuar konflikt me elitën politike kosovare.

“E detyruar ishte, sepse krijoi konflikt. Ka krijuar konflikt në një segment kohor thuajse të gjatë, me presidenten e Kosovës, me kryeministrin e Kosovës”, tha ai për 'Spotlight'.

Nisur nga kjo, Ngjela shtoi se Rama duhet të japë dorëheqjen. Sipas tij, zgjidhja e vetme është bashkimi kombëtar.

“Në statusin tim thosha sot, se çdo kryeministër që bie ndesh dhe në konflikt me elitën politike të Kosovës, president dhe kryeministër duhet të japë dorëheqjen. Do japë dorëheqjen, sepse ne nuk kemi asnjë shpëtim tjetër me përjashtim të bashkimit kombëtar. Dhe forca politike sot e shqiptarëve është në Prishtinë. Shqipëria dhe Koosva, pa bashkim kombëtar nuk janë shtete viabël”, u shpreh avokati.

Ky i fundit u ndal te fakti që Rama nuk etakoi presidenten Vjosa Osmani gjatë vizitës në Kosovë, duke i cilësuar sjellje kundër interesit kombëtar. Ai e quajti Ramën, kryeministër naiv dhe të paaftë.

“E di që nuk e takoi presidenten e Kosovës? Sot nuk e ka takuar ajo. Këto janë veprime kundër interesit kombëtar. Po, i bën nga naiviteti si politikan i paaftë, a po i bën se ka një qendër jashtë Shqipërisë, këtë nuk e dimë. Ne nuk kemi pse shkojmë tek ajo që do provë. Kurse tek kjo që s’do prova fare që është krejtësisht naiv dhe i paaftë them që është kryeministër i paaftë në funksion të kohës historike të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Ngjela.

Sa i përket marrëveshjes ‘Open Balkan’, Ngjela e ka konsideruar atë një gëneshtër. Gjithçka duhet të bazohet në ligje, çka në këtë rast nuk ndodh, sipas tij.

“Çdo lloj marrëveshje dhe çdo lloj doktrine duhet të ketë refleks juridik, sepse janë shtete të pavarura. Është gënjeshtër! Marrëveshja është ligj. Është kontratë. Ramën dëgjoni ju? Ai është mësues vizatimi. Nuk mund të bëhet. Pse e hedh Rama këtë tani? Rama e hedh vetëm politikisht. Mirëpo, çfarë ndodhi? Ra në krizë. Se në momentet kur hodhi ‘Balkanin’ dhe thotë atje se ky është shpëtimi ynë, ai i ka sjellë trupat në kufi të veriut të Kosovës. Nga e gjeti ky, këtë bamirësi të madhe të Beogradit, kur Beogradi pa asnjë shkak fare, vetëm sepse kërkon barazi se është shtet i pavarur, ai i ka çuar trupat atje”, deklaroi Ngjela.

Sipas tij, Rama është tashmë është i trembur. “Po tani e ke parë se sa i trembur që ishte. Pse ishte i trembur? Sepse ka shkelur në dërrasë të kalbur”, u shpreh ai.

 

Të fundit