Flash News

E-TJERA

Vizita në SHBA, Rama për gazetarët: Blinken ka dhënë mbështetjen 100% për ‘Open Balkan’

Vizita në SHBA, Rama për gazetarët: Blinken ka dhënë

Zbardhen të tjera diskutime mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në SHBA.

Gazetarja Elia Zotka tha në Opinion se gjatë konferencës me mediat që mbajti atje pas takimit me Blinken, Rama foli për çështje më konkrete të diskutuara mes tyre, ndërsa veçoi se zyrtari i lartë amerikan ka dhënë  mbështetjen 100% për nismën e ‘Open Balkan’.  

“Rama pas intervistës në VOA mbajti një konferencë me ne gazetarët që e shoqërojmë. E pyeta për pika konkrete që ka biseduar me Blinken dhe tha se folën për dy shtylla kryesore. E para mbrojtja dhe siguria, e për një sërë investimesh që janë bërë. Po ashtu, u ndal te operacioni ‘Difendër 21’ i kryer me sukses dhe do ripërsëritet . Po ashtu, shtylla tjetër ishte ekonomia dhe sipas Ramës u fol edhe për rajonin dhe konfirmoi se Blinken ka dhënë mbështetjen 100% për ‘Open Balkan’”, tha gazetarja.  

Të fundit