Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
Vizitoi Salianjin në burg, Berisha tregon se çfarë diskutoi me demokratin
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vizitoi sot në burg ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.
Pas takimit me Salianjin, Berisha tha se me Salianjin diskutoi vazhdimin e betejës së PD, ndërsa tha se ai ndodhet në burg vetëm e vetëm se i shërbeu Shqipërisë.
Berisha: Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit ju shërbeu qytetarëve të tij dhe se bëri detyrën e tij duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri.
Salianji siç dihet bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar ku faktoi se Agron Xhafa njeri me 3 emra drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Agron Xhafa kishte 2 vëllezër një vëlla nga gjaku Fatmir Xhafën dhe Olsi Ramën vëlla nga morali,.
Kjo është e vërteta dhe meqënë se Salianji goditi me një të rënë 2 klanet mafioze, klani Rama dhe klani Xhafa u vërsulën kundër tij me mjetet e mafies. Ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë.