Flash News

E-TJERA

Vizitoi termocentralet lundruese në Vlorë e shoqëruar nga Balluku, Yuri Kim: Sigurojnë energji elektrike deri në 15% në vend

Vizitoi termocentralet lundruese në Vlorë e shoqëruar nga

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku zhvilluan një inspektim në termocentralet lundruese për prodhimin e energjisë në Vlorë.

Ambasadorja amerikane tha se nëse termocentralet janë funksionale do të sigurojnë energji elektrike për rreth 150 deri në 200 mijë banesa në vit.

Jam e kënaqur që Shqipëria ka këtë mundësi, janë të të njëjtit lloj që ka edhe në Finlandë. Në Europë po shohim atë që po ndodh me Rusinë dhe Ukrainën dhe duhet të sigurojmë se aleat të NATO-s të mund të diversifikojën burimet e tyre të energjisë që të jenë më të pavarura. Nuk duken të bukura por rëndësi ka që funksionojnë.

Po shihja statistikat, nëse kjo funksionin si duhet të prodhojë të paktën 114 megavat. Kjo të paktën mund të përmbush nevojat 12-15% për energjinë elektrike në vend. Në terma mesatare do të thotë deri 150-200 mijë shtëpi. Do vazhdojmë të punojmë ngushtësisht për tu siguruar që Shqipëria të ketë energjinë që ka nevojë në këtë kohë”, tha Kim.

 

Të fundit