Flash News

E-TJERA

Vizituan zonat e bombarduara në Ukrainë, Zelensky ngatërron Ramën me Abazoviç

Vizituan zonat e bombarduara në Ukrainë, Zelensky ngatërron

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç udhëtuan së bashku drejt Polonisë e më pas me tren drejt Ukrainës, në një vizitë zyrtare të kërkuar nga presidenti Zelensky.

Sot ata janë takuar me presidentin ukrainas Volodymir Zelenksyn, i cili i ka pritur në pallatin presidencial.

Ka qenë presidenti Zelensky ai që ka postuar në rrjete sociale takimin me to, por bie në sy ngatërresa e emrave të kryeministrave.

Siç duket, Abazoviç e ka cilësuar si kryeministër të Shqipërisë, ndërsa Ramën kryeministër të Malit të Zi.

Rama dhe Abazoviç  kanë vizituar zonat e Borodyankës dhe Irpinit, për të parë nga afër atë çfarë kanë lënë pas bombardimet ruse që nuk kanë kursyer zonat e banuara.

Po ashtu, tërhoqi vëmendjen edhe fakti se në këtë udhëtim Rama ka qenë i shoqëruar në masa të rrepta sigurie, pasi këtë herë nuk ishte nën mbrojtjen e gardës, por nga forcat speciale RENEA.

Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Po ashtu me kryeministrin shqiptar ndodhen edhe gazetarët Ben Blushi dhe Baton Haxhiu.

Të fundit