Flash News

E-TJERA

Vjedhja e dosjeve të SPAK, Lubonja: Sulmi nga zyrtarë shtetërorë tregon degradim

Vjedhja e dosjeve të SPAK, Lubonja: Sulmi nga zyrtarë

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sulmin kibernetik të SPAK.

I ftuar në News 24, Lubonja tha se sulmi ka ardhur nga individë që kanë pasur funksione shtetërore, një fakt që, sipas tij, tregon një degradim të institucioneve dhe një kërcënim për pavarësinë e SPAK.

Lubonja ka sugjeruar se mund të ketë arsye të ndryshme për këtë sulm dhe  se SPAK duhet të hetojë me kujdes dhe të zbulojë shkakun e tij.

“Të arrestuarit kanë pasur funksione shtetërore. Një sulm nga persona shtetëror ndaj një institucioni të pavarur është një farë degradimi. Arsyet mund të jenë të shumta dhe SPAK duhet të gjejë arsyen. Derisa i arrestuan, tregon se këta nuk janë aq shumë të strukturuar.

Një drejtor s’mund të hyjë aty thjesht për kuriozitet, flet për mendësinë tepër kriminale që mund të kenë. Mund të jetë kërkuar kjo punë nga persona të tjerë. Edhe ata që mund ta kenë kërkuar më duken tepër të cunguar”, tha analisti. 

 

Të fundit