Flash News

E-TJERA

Vjedhja e informacioneve, eksperti i sigurisë: Një rrezik i jashtëzakonshëm, mund të përdoren nga grupet kriminale

Vjedhja e informacioneve, eksperti i sigurisë: Një rrezik i

Ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, Adrian Shtuni ngre alarmin se marrja e informacioneve nga hakerat në sistemet tona, përbejnë një rrezik të madh.

Duke folur në një lidhje Skype me emisionin “Open” në News24, ai tha se këto informacione mund rw  përdoren nga krimi i organizuar.

“Rrezik jashtëzakonisht i madh sepse po flasim për asete njerëzore, po flasim se këto informacione do përdoren nga krimi i organizuar, nuk e di së çfarë tjetër do të hedhin, në varësi se çfarë kanë arritur të vjedhin, këta nuk e kanë bërë hedhjen e të gjithë informacionit në kohë, por në mënyrë graduale për të turpëruar shtetin.

Është shumë e vështirë të përcaktosh ku përfundon rreziku, pa ditur ku kanë penetruar, mos prisni se do dalë dikush nga shteti për të treguar se deri ku kanë arritur se mbase nuk e dinë. Duket që është punë profesionistësh ndaj druhem se rrisiku është i dimensionit të investimit të tyre. Shqipëria është edhe një vend aleat i NATO, pra rreziku ndërlidhet dhe me aleancën”, tha ai.

Të fundit