Flash News

E-TJERA

‘Vjedhja e pushtetarëve, kusuri i shqiptarëve’/ Shoqëria civile protestë sot para Kryeministrisë

‘Vjedhja e pushtetarëve, kusuri i shqiptarëve’/

Shoqëria civile do të mblidhet sërish sot në orën 18:00 para Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve që ka prekur një sërë sektorësh në vend.

Aktivistë, artistë dhe qytetarë i janë bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve duke kërkuar që qeveria të marrë masa emergjente për të mos sjellë pasoja të papërballueshme për popullin.

“Besoj e keni ndjerë rritjen e pandalshme të çmimeve kur keni shkuar te furra e bukës tek dyqani i fruta perimeve, tek pika e karburantit, tek biletat e transportit! Ndërkohë që rriten çmimet, ne varfërohemi. Nuk mund të rrimë në heshtje dhe t’i nënshtrohemi këtij mjerimi. Prandaj.. Ditën e hënë 18 Tetor, ora 18:00, përballë Kryeministrisë. Thuaji JO rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës. Thuaji JO rritjes së gazit dhe karburantit. Thuaji Jo varfërimit të shqiptarëve. Thuaji JKO koncesioneve abuzive. Protesto për vete, për fëmijët dhe për familjen. Ne meritojmë më shumë se buka e gojës!,” thuhet në njoftim.

‘Vjedhja e pushtetarëve, kusuri i shqiptarëve’/

Të fundit