Flash News

E-TJERA

Vjedhja e të dhënave të WhatsApp, eksperti i IT: Ka lidhje me fushatën, janë ‘sulmuar’ rreth një mijë persona

Vjedhja e të dhënave të WhatsApp, eksperti i IT: Ka lidhje me

Një ditë më parë, Policia e Shtetit paralajmëroi të gjithë përdoruesit e aplikacionit "WhatsApp" se e përdorues të panjohur kanë krijuar një skemë për marrjen e llogarive të aplikacionit “WhatsApp”.

Ata regjistrojnë në një pajisje numrin e telefonit celular të viktimës sikur të ishte numri i tyre dhe më pas i dërgojnë viktimës në “WhatsApp” kërkesën për t’ia ridërguar kodin gjashtëshifror, me arsyetimin që është dërguar gabim.

Eksperti i IT, Gentian Progni  tha në ‘Opinion’ se ky fenomen ka lidhje me fushatën elektorale dhe deri tani kanë rënë pre rreth një mijë persona.

Personat më të rrezikuar janë gazetarë të politikës, njerëz që punojnë në zyra shtypi për shkak të kontakteve.

“Me informacionet që kam lidhet me zgjedhjet se personat e sulmuar janë gazetarë politikë, ose ata që punojnë në zyrat e shtypit, ministreve që kanë kontaktet. Deri tani ka ndodhur te rreth një mijë persona, për vjedhjen e materialeve që kanë në aplikacion”, tha eksperti i cili shton se pas këtij fenomeni fshihen rusë dhe turq.  

Si të mbrohesh?

Sipas ekspertit, personi nuk duhet të klikoje në asnjë link që vjen me SMS dhe një nga mënyrat e mbrojtjes është të mos i përgjigjesh mesazhit tjetër që të vjen në WApp, teksa kërkon një numër me 6 shifra.

Vjedhja e të dhënave të WhatsApp, eksperti i IT: Ka lidhje me

 

 

Të fundit