Flash News

E-TJERA

Vjedhje dhe prodhim narkotikësh, OFL i dergon formularët tre të dënuarve

Vjedhje dhe prodhim narkotikësh, OFL i dergon formularët tre të

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Kështu OFL i ka dërguar formularët:

Ardit Ramaj, banues në Mamurras, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Arben Bajraktari, banues në Shemri, Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”;

Edmond Gjinaj, banues në Laç, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit