Flash News

E-TJERA

Vjehrra e 41-vjeçares së vetëvrarë: Ka ndenjur ‘n’shpinë të lekut’, le t’i bëjnë lojërat

Vjehrra e 41-vjeçares së vetëvrarë: Ka ndenjur

 

Sanije Loka, vjehrra e Bedrie Lokës 41-vjeçarja e vetëvrarë në Durrës, ka folur pas ngjarjes së rëndë duke mohuar akuzat se Xhemal Loka e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes.

Për mediat, Sanija tha se kishte ardhur të denonconte për akuzat që i janë bërë dhe të cilat i ka mësuar nëpërmjet mediave. Për gazetarët, Sanije Loka ka treguar se marrëdhënie mes djalit të saj dhe Bedries ishte shumë e mirë.

Ajo pohoi se Xhemali jetonte më shumë në Greqi dhe se nuk ka ditur gjë për Tk Tok-un.

Ndër të tjera, Sanije Loka mohon edhe akuzat e vjedhjes së 40 mijë euro, të cilat janë deklaruar disa ditë më parë nga vëllai i 41-vjeçares.

Biseda:

Si ndiheni nga kjo ngjarje?

Sanije Loka: Shumë keq, na ka vrarë opinioni, na ka vrarë sedrën

Sot akuzohet djali juaj…

Sanije Loka: Po edhe unë akuzohem.

Po për çfarë?

Sanije Loka: Unë akuzohem që dua t’i marr shtëpinë, katin e 2-të, kam parë lajmet. Unë akuzohem se nëna do të fshehte armë, e kam, dëgjuar në lajme sot, prandaj do të shkoj të bëj denoncimin, do të gjendet se kush.

Ka pasur konflikte mes çiftit mesa keni dijeni ju?

Sanije Loka: Për Zotin jo. Të thashë ‘jetë-zemër’, s’ka emër Bedrija-Xhemal, ‘o jetë, o shpirt’.

Është pretenduar që njëri nga fëmijët e ka denoncuar për dhunë të atin, është e vërtetë? Keni komunikuar me fëmijët e Bedrijes?

Sanije Loka: Nuk di gjë, nuk na kanë thënë gjë, le t’i bëjnë lojërat.

Djali juaj jetonte më tepër jashtë sesa në Shqipëri?

Sanije Loka: Djali ka qenë në Greqi, ai ka qenë në Korfuz dhe unë kam qenë në Korfuz.

Pse mendoni që mund të ketë marrë një veprim të tillë Bedrija?

Sanije Loka: Pse ka marrë veprimin e helmit? Do dalë në një vend…

A ka ndikuar adresa e hapur në TikTok në gjendjen e Bedrijes?

Sanije Loka: Edhe bëhet ajo, se më dënon dhe mua opinioni, jo atë që e ka pasur të saktë.

Si ishte e saktë?

Sanije Loka: Afërmendsh, si të flasësh në internet e gjëra, asaj ia mbushte mendja tamam. Dhe djali nuk i tha gjë.

Si ishte sjellja e Bedrijes?

Sanije Loka: Mirë ka qenë, pastaj s’di gjë sepse nuk kam ndenjur këtu, 7 muaj kam ndenjur në Greqi.

Me familjarët e Bedrijes keni komunikuar, në lidhje me akuzat që ajo nuk ka qenë kurrë e lumtur?

Sanije Loka: Nuk qe ajo e lumtur te djali im.. siç ka qenë ajo te familja e djalit tim të kishin qenë fëmijët e mi, ‘n’shpinë të lekut’. Po të them kur janë mbledhur 40 mijë euro, sa 40 mijëshe kanë ardhur Bedrija i ka pasur aty, pikë. Ai vëllai që flet ato fjalë nuk e ka ditur se kush është motra. Kur kanë parë lekët që janë vjedhur 40 mijë euro ka ardhur atje.

Po keni ndonjë të dyshuar?

Sanije Loka: Për kë, për lekët?

Për ngjarjen.

Sanije Loka: Jo-jo-jo, ata e dinë vetë. Për ngjarjen e lekëve s’di gjë.

Fakti që tani djali juaj është arrestuar, si e komentoni?

Sanije Loka: Mua më vjen keq, se e kam djalë. Por të fundosin të tjerët.

 

Të fundit