Flash News

E-TJERA

Vjen ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri, kush është Christiane Hohmann që do të zëvendësojë Sorecën

Vjen ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri, kush është

Në Shqipëri ka mbërritur ambasorja e re e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann. Kjo e fundit do të zëvendësojë në detyrë, Luigi Sorecën.

Hohmann ka paraqitur Letrat Kredenciale te presidenti Bajram Begaj. Christiane Hohmann, e cila do të kryesojë misionin e BE-së në Tiranë ka shërbyer më parë si ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo ka punuar në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin, në ambasdën gjermane  në Shtetet e Bashkuara, si zyrtare shkëmbimi në Komisionin Evropian në Bruksel, etj.

Presidenca bën me dije se Begaj shprehu mirënjohjen për asistencën financiare të dhënë nga BE për përballimin e dëmeve të mëdha nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për lehtësimin e situatës gjatë pandemisë.

Presidenti shprehu gjithashtu besimin se ardhja e zonjës Hohmann në Tiranë do t’i japë një shtytje të re marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe vetë procesit të negociatave të aderimit në BE.

“I ndërgjegjshëm për sfidat dhe vështirësitë që vetë BE-ja e Vendet Anëtare të saj po kalojnë pas agresionit rus në Ukrainë, shpreh besimin se vëmendja e Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor do të jetë edhe më e madhe, duke e konsideruar procesin e zgjerimit si instrumentin më të mirë gjeopolitik për adresimin e kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë së rajonit dhe të kontinentit në tërësi", nënvizoi Begaj.

Të fundit